image Zelensky: I mbijetuam një nate që do të mund t’i jepte fund historisë së Evropës

Botë

Zelensky: I mbijetuam një nate që do të mund t’i jepte fund historisë së Evropës

news image

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, para pak minutash ka thënë se i kanë mbijetuar një nate që do të mund ta përfundonte historinë e Ukrainës dhe gjithë Evropës.

Kjo pasi forcat ruse kanë bombarduar centralin më të madh bërthamor në Evropë i cili gjendet juglindje të Ukrainës.

“Ne i mbijetuam një nate që do të mund t’i jepte fund historisë së Ukrainës dhe Evropës”, ka thënë Zelensky.

View this post on Instagram

A post shared by Володимир Зеленський (@zelenskiy_official)

Sot, në orët e para të mëngjesit, Ukraina ka raportuar se forcat ruse kanë bombarduar termocentralin bërthamor në Zaporizhzhia, që është më i madhi në Evropë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ukraina njoftoi se trupat ruse kanë marrë kontrollin e centralit bërthamor, Zaporizhzhia, disa orë pas shpërthimit të zjarrit në objektet e tij. Derisa shërbimet ukrainase të emergjencës kanë thënë se kanë shuar zjarrin, i cili ka qenë jashtë kontrollit në këtë central.

/GazetaSinjali/