Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është duke folur përmes video-lidhjes para Parlamentit gjerman në Berlin.
Zelensky ka përsëritur thirrjet që ka bërë në Parlamentin britanik dhe Kongresin amerikan, që të bëhet më shumë për të luftuar agresionin e Rusisë, raporton REL.
Ai i ka kërkuar kancelarit gjerman, Olaf Scholz që të rrëzohet “muri” kundër lirisë që po ndërtohet nga Rusia në Evropë.
Zelensky ka kritikuar edhe mungesën e veprimit nga vendet e Bashkimit Evropian para pushtimit, duke thënë se sanksionet janë vënë shumë vonë.