image Zelensky: E ardhmja e sigurisë evropiane po vendoset tani në Ukrainë

Evropë

Zelensky: E ardhmja e sigurisë evropiane po vendoset tani në Ukrainë

news image

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se “e ardhmja e sigurisë evropiane po vendoset në Ukrainë”.

Kështu deklaroi Zelensky, në një konferencë shtypi në Kiev.

“Ne jemi unanim në vlerësimin tonë për krimet e Federatës Ruse. Ky është një akt tjetër agresioni kundër Ukrainës, sovranitetit të saj, integritetit tonë territorial.”

Zelensky bëri thirrje për një regjim të ashpër sanksionesh kundër Rusisë, shkruan CNN, përcjell Sinjali.

Duke qëndruar pranë Zelenskyt, presidenti polak Andrzej Duda tha: “Ne të gjithë po ecim në rrugën e ngushtë midis paqes dhe zhvillimit të mëtejshëm të qëndrueshëm dhe luftës. Polonia dënon vendimin e Putinit për njohjen”.

Dje, Gjermania tha se ndaloi certifikimin e tubacionit prej 11 miliardë dollarësh.

/GazetaSinjali/