Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, njofton se edhe sot ka pasur biseda telefonike me liderë të shteteve të ndryshme. Në postimin e fundit ka treguar se foli me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.
Zelensky thotë se sot ka vazhduar kontaktin e rregullt me Erdoganin, e me të ka folur për sulmet që forcat ushtarake ruse po i kryejnë në territorin e Ukrainës.
“Pata bisedimet e rregullta me Presidentin Erdogan. Jam falënderues për mbështetjen e palëkundur të Turqisë. E informova për agresionin e vazhdueshëm dhe terrorizmin nuklear nga Federata Ruse. Ne duhet t’i japin fund armiqësive”, ka shkruar Zelensky.
Presidenti ukrainas është shumë aktiv në profilet e tij në rrjete sociale dhe njofton vazhdimisht në ukrainisht dhe anglisht për të gjitha zhvillimet. /GazetaSinjali/