Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se ka folur me liderin e Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, por nuk ka dhënë asnjë detaj se çfarë është diskutuar.
Siç u raportua më parë, Rusia tha se një delegacion kishte mbërritur në Bjellorusi, gjoja për bisedime me Ukrainën.
Por Zelensky e hodhi poshtë ofertën duke thënë se bisedimet në Minsk mund të ishin të mundshme nëse Rusia nuk do të kishte sulmuar Ukrainën nga territori bjellorus, shkruan BBC, përcjell Gazeta Sinjali.
Por ai tha se mbetet i hapur për negociata në vende të tjera.
Sot shënon dita e katërt e agresionit rus kundrejt Ukrainës.