image Zelensky shkon në spital për t’i vizituar ushtarët e plagosur (VIDEO)

Botë

Zelensky shkon në spital për t’i vizituar ushtarët e plagosur (VIDEO)

news image

Zyra e Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka bërë të ditur se kreu i shtetit ka shkuar në spitalin ushtarak për t’i vizituar ata që u plagosën duke luftuar kundër forcave ruse.

Në këtë spital, Zyra e Zelenskiyt thotë se po trajtohet personeli ushtarak që u plagosën në rajonin e Kyivit.

“Kreu i Shtetit akordoi medalje ushtarake për kurajon dhe përkushtimin”, njoftoi zyra e presidentit ukrainas, duke shtuar se ai i ka shprehur mirënjohje edhe stafit të spitalit për punën shembullore në kushte të vështira.

Zelenskiy po ashtu foli me menaxhmentin e spitalit për nevojat e kësaj qendre dhe masat e veçanta të marra gjatë luftës.

/GazetaSinjali/