Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, ka shkuar në qytetin e Buchas, ku u raportua për një masakër ndaj civilëve, të kryer nga forcat ruse.
I veshur me jelek antiplumb dhe i rrethuar nga ushtarët ukrainas, Zelenskiy ka folur për televizionin nacional ukrainas nga qyteti i Buchas.
Zelenskiy ka thënë se është shumë e vështirë për Ukrainën të negociojë me Rusinë, pas mizorive që kreu ushtria ruse në Bucha, shkruan “The Guardian.
“Ne e dimë për mijëra të vrarë, të torturuar, të prerë, për gra të dhunuara dhe fëmijë të vrarë”, ka deklaruar sot Zelenskiy.
Rusia ka mohuar kategorikisht akuzat për krimet e kryera nga ushtria e saj, duke thënë se pamjet e Buchas janë montuar nga Ukraina dhe Perëndimi, edhe pse nuk kanë dhënë ndonjë dëshmi për ato që i kanë deklaruar.