image CNN publikon pamjet, momenti kur ushtarët rusë vrasin dy civilë ukrainas

Botë

CNN publikon pamjet, momenti kur ushtarët rusë vrasin dy civilë ukrainas

news image

CNN ka siguruar një video nga kamerat e sigurisë të një biznesi në Ukrainë, ku vërteton vrasjen e 2 civilëve nga ushtarët rusë.

Ndërsa prokurorët ukrainas po i hetojnë materialet e videos si krime lufte.

Nga pamjet duken disa ushtarë rusë që vrasin 2 civilë para se të vjedhin biznesin në periferi të Kievit.

Për të parë videon klikoni linkun

Të dy civilët vdiqën pas të shtënave, gjë që bie ndesh me rregullat e luftës që ndalojnë shënjestrimin e civilëve.

CNN ka identifikuar viktimat.

Njëri ishte pronari i dyqanit të automjeteve që u grabit, familja e të cilit nuk dëshiron që emri të bëhet publik. Tjetri ishte Leonid Oleksiyovych Plyats, një 68-vjeçar që punonte si roje atje.

/GazetaSinjali/