image Rrëfimi për masakrën në Dyz të Podujevës: Fushat ishin të mbuluara me qese të civilëve të vrarë nga ushtria serbe
[wp-story id="814678"]

Sociale

Rrëfimi për masakrën në Dyz të Podujevës: Fushat ishin të mbuluara me qese të civilëve të vrarë nga ushtria serbe

news image

23 vite më parë, forca të shumta policore, ushtarake serbe vranë dhe masakruan 227 civilë, kryesisht gra, burra dhe fëmijë, në rajonin e Llapit dhe Gollakut.

Edhe në këtë përvjetor, familjari i dëshmorit Burim Podvorica, Ali Podvorica kujton momentet më të vështira ku kanë mbetur të vrarë një numër i madh i civilëve.

Podvorica thotë se 23-vite më parë kanë qenë shumë kohë të rënda teksa tregon se fushat mbrapa tij ishin të mbuluara me qese të civilëve të vrarë nga ushtria serbe.

Ai falënderon banorët e fshatit Dyz të Podujevës, të cilët në atë kohë e kanë siguruar bukën për ta dhe nuk i kanë lënë vetëm.

“Para 23 vite ishin kohë shumë të vështira, këto ara dhe fusha ishin të mbuluara me qese në formë të seres. I falënderojmë shumë banorët e Dyzit, të cilët kanë dhënë gjithçka që neve të na sigurojnë kafshatën e bukës, mirëpo divizioni, ushtarët serbë kanë ardhur në këtë fshat dhe e kanë djegur këtë pjesë, ky objekt ka qenë shkollë, kanë hy në atë pjesë ku i kanë vrarë tre persona, pastaj kanë filluar të vrajnë dhe me na ndjekë, ne kemi dalë për në fshatin Koliq, dhe kemi mbetur gjallë. Këtu kanë mbetur të vrarë shumë. Përkundër asaj asnjë njeriu nuk i ka shkuar në mendje për t’u kthyer, t’i përshtatën Serbisë por të gjithë kanë qenë kundër dhe kanë qenë të palëkundur të japin jetën për liri”, thotë Podvorica.

Ndërsa, Latif Mehmeti, kryetar i Shoqatës për Persona të Zhdukur dhe viktima të luftës në Komunën e Prishtinës ka thënë se në shenjë respekti për gjithë dëshmorët, në kompleksin e varrezave të luftës në fshatin Dyz të Podujevës janë mbjellë 227 pemë.

Është mbjell nga një pemë për shenjë respekti për gjithë këta të vrarë, numri i tyre ka qenë mjaftë i madh. Ka qenë një masakër e tmerrshme brenda tri dite janë ekzekutuar 227 gra, burra dhe fëmijë, të gjithë kanë qenë… Kanë bërë masakrat me çnjerëzorë që i bëhen njeriut”, tha ai për KP.

/GazetaSinjali/