image Zelenskiy: Do të gjejmë çdo bastard që ka qëlluar mbi qytetet dhe njerëzit tanë

Botë

Zelenskiy: Do të gjejmë çdo bastard që ka qëlluar mbi qytetet dhe njerëzit tanë

news image

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, ka reaguar ndaj sulmeve mbi civilët nga agresorët rusë në disa qytete të Ukrainës.

Zelenskiy ka thënë se do të ndëshkohet çdo mizori në këtë luftë.

“Sa familje vdiqën? Ne nuk do të falim. Nuk do të harrojmë. Ne do të ndëshkojmë të gjithë ata që kanë kryer mizori në këtë luftë. Do të gjejmë çdo bastard që ka qëlluar mbi qytetet dhe njerëzit tanë. Nuk do të kesh asnjë vend të qetë në këtë tokë, përveç varrit”, tha ai.

Shërbimet shtetërore të emergjencës në Ukrainë të enjten në mëngjes thanë se 34 civilë vetëm në rajonin e Kharkiv ishin vrarë në vetëm 24 orë dhe 285 të tjerë u plagosën.

Ka raportime se shumë civilë janë qëlluar duke u evakuuar, edhe pse paraprakisht ishte arritur një marrëveshje për evakuim të sigurt.

/GazetaSinjali/