image Zelenksy ua përmend gjermanëve Holokaustin: Politikanët thanë ‘kurrë më’, por ato fjalë tani janë të pavlera

Botë

Zelenksy ua përmend gjermanëve Holokaustin: Politikanët thanë ‘kurrë më’, por ato fjalë tani janë të pavlera

news image

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka mbajtur një fjalim 10-minutësh para parlamentit gjerman, Bundestag, duke u bërë thirrje deputetëve që të ndihmojnë në ndalimin e agresionit rus.

Për këtë thirrje, Zelensky u bazua në përvojën e vetë Gjermanisë, si nga Lufta e Dytë Botërore ashtu edhe nga rënia e komunizmit, raporton BBC – transmeton Gazeta Sinjali.

Ai foli për 108 fëmijët e vrarë që nga fillimi i pushtimit dhe tha se çdo vit politikanët kujtonin Holokaustin duke thënë “kurrë më” dhe sipas tij, tani ne shohim se ato fjalë janë të pavlera.

“Ukraina i ishte drejtuar vazhdimisht Gjermanisë përpara luftës për të kufizuar lidhjet ekonomike me Rusinë, por në vend të kësaj Berlini e kishte ndihmuar Rusinë të ngrinte një mur “midis lirisë dhe skllavërisë”. Rrëzoni këtë mur” u tha ai ligjvënësve gjermanë.

Pasi mbaroi, Bundestagu kaloi me shpejtësi në një debat rreth vaksinimeve të detyrueshme kundër Covid. 

Një deputet i opozitës, Sepp Müller, u ankua se bombat po binin në teatro ku strehoheshin fëmijët dhe në vend që të kishte një debat të duhur, Qeveria po kthehej në “biznesin si zakonisht”.

/GazetaSinjali/