image Zëdhënësi i Qeverisë i reagon Hazirit: Kryeministri Kurti ka vizë amerikane valide

Kosovë

Sqarim/ Zëdhënësi i Qeverisë i reagon Hazirit: Kryeministri Kurti ka vizë amerikane valide

news image

Zëdhënësi i Qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu, përmes një postimi në Facebook i ka reaguar nënkryetarit të LDK-së Lutfi Hazirit.

Ai ka thënë se ministrat e kabinetit të kryeministrit e as Kurti s’janë pjesë e asnjë liste të zezë nga Amerika, teksa tha se Kurti aktualisht ka vizë ameriakne valide. Mbrëmë kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Hazrii deklaroi se kabineti i Qeverisë Kurti janë në listë të zezë nga SHBA-ja për viza.

“Ministrat e kabinetit dhe Kryeministri Kurti nuk janë pjesë e asnjë liste të zezë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, për më tepër Kryeministri Kurti veçse ka vizë amerikane valide”, ka shkruar Kryeziu./ Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/perparim.kryeziu.779/posts/139247687699387