image Tahiri: Përmasat e skandalit të ambasadorit Berishaj me mafinë energjetike, po shkojnë te kryeministri Kurti

Politikë

Tahiri: Përmasat e skandalit të ambasadorit Berishaj me mafinë energjetike, po shkojnë te kryeministri Kurti

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Ableard Tahiri, ka reaguar për siç tha ai përmasat e skandalit të ambasadorit Martin Berishaj me mafinë energjetike, tashmë kanë marrë rrugë dhe po shkojnë në një drejtim të vetëm-zyrën e Kryeministrit Albin Kurti.

“Përkundër se ky skandal, tash nuk është më vetëm çështje përgjegjësie juridike e penale, por edhe degradim i shtetit të Kosovës, Martin Berishaj vazhdon të shërbej si ambasador”, tha Tahiri.

Më tej deputeti i PDK-së thekson se është e qartë se këtë qëndrim të padinjitetshëm në pozitë, ia siguron miku i tij Albin Kurti, emëruesi i përbashkët i miqësisë të së cilëve është GEN-i dhe mafia energjetike e Ballkanit, në kurriz të taksapaguesve të Kosovës.

/GazetaSinjali/