image Zëdhënësi i PDK-së: VV kërcënoi Kushtetuesen, Policinë, tani ju erdhi radha mediave

Kosovë

Politikë/ Zëdhënësi i PDK-së: VV kërcënoi Kushtetuesen, Policinë, tani ju erdhi radha mediave

news image

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi ka akuzuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosjen.

Sipas tij, LVV i ka kërcënuar anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, Policinë e Kosovës dhe çdo institucion tjetër të pavarur.

“Lëvizja Vetëvendosje i ka sulmuar institucionet e Republikës së Kosovës, duke përfshirë këtu Kuvendin. Ishin sulme në kuptimin e plotë të fjalës. Kjo parti, ka kërcënuar anëtarët Gjykatës Kushtetuese, Policinë e çdo institucion tjetër të pavarur dhe efikas të shtetit”, ka shkruar Bytyçi në profilin e tij në Facebook.

Më tej, ai ka thënë se tani është radha e kërcënimit të mediave.

“E disa po çuditen pse ju erdhi rendi kërcënimit të mediave. Të tilla janë partitë politike ekstreme. Një herë e sulmojnë sistemin në emër të çkapjes, pastaj instucionet në emër të demokracisë e në fund çfarëdo zëri kritik në emër të së vërtetës. Deri në atë moment kur e arrinë shumicën, 51%. Atëherë më nuk do të ketë institucione të pavarura, as demokraci e aq më pak liri për të kritikuar!”, ka përfunduar Bytyçi./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/avni.bytyci.1694/posts/175467420585303