image Zëdhënësi i PDK-së: Albin Kurti në stilin e Agim Bahtirit flet për gjakderdhje në këto rrethana

Kosovë

Zëdhënësi i PDK-së: Albin Kurti në stilin e Agim Bahtirit flet për gjakderdhje në këto rrethana

news image

Zëdhënësi i partisë opozitare PDK, Avni Bytyqi ka reaguar ashpër ndaj video-mesazhit të fundit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili foli për mundësinë e gjakderdhjes në veri të Kosovës.

Përmes një postimi në profilin zyrtar në Facebook, Bytyçi i ka quajtur deklarimet e Kurtit si insinuata të tij në stilin e njëjtë me kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtiri i cili para disa ditësh kishte paralajmëruar gjakderdhje.

“Në videon e fundit të publikuar nga Albin Kurti, në mes tjerash, ai paska gjetur hapësirë që prapë ta ritheksojë gënjeshtrën e tij për shkëmbim të territoreve. Në stilin e Agim Bahtirit, Albin Kurti flet për gjakderdhje, kriza e insinuata që vetëm një mendje jo racionale në këto rrethana mund t’i thotë. Nëse ka dëshmi Albin Kurti për këto veprime, atëherë çka është duke bërë në veri Policia e Kosovës dhe struktura jonë e sigurisë?”, ka shkruar ai.

Tutje, zëdhënësi i PDK-së ka kërkuar nga Kurti që t’i kryejë detyrat si kryeministër në detyrë e mos të krijoj panik në kohë pandemie./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/avni.bytyci.1694/posts/161713881960657