image ZDF: Në Kosovë situata me koronavirus ka dalë jashtë kontrollit

Kosovë

ZDF: Në Kosovë situata me koronavirus ka dalë jashtë kontrollit

news image

Televizioni publik gjerman, ZDF ka raportuar për situatën me koronavirus në Kosovë.

Mediumi më i madh televiziv në Gjermani ka thënë se në Kosovë situata me COVID-19 ka dalë jashtë kontrollit, transmeton Gazeta Sinjali.

ZDF thekson se nga afër 2 milionë banorë sa ka Kosova, ndodhin çdo ditë nga rreth 12 vdekje nga koronavirusi.

Raportimi tregon se ngritja e numrit të të infektuarve dhe të vdekurve vjen si pasojë e lirimit të masave anti-COVID.

ZDF po ashtu përshkruan edhe gjendjen e rëndë nëpër spitale, duke theksuar se ka mungesë të respiratorëve.

Klikoni KËTU për ta parë raportimin e ZDF për situatën me koronavirus në Kosovë. /Gazeta Sinjali