image Zbulohet vaksina kundër koronavirusit, në qershor testohet te njerëzit

Shëndetësi

Shëndetësi/ Zbulohet vaksina kundër koronavirusit, në qershor testohet te njerëzit

news image

Shkencëtarët besojnë se janë shumë afër zbulimit të një vaksine për shërimin ndaj koronavirusit.

Studiuesit në Imperial College London thonë se ata tashmë kanë rezultuar të suksesshëm me trajtimin te minjtë dhe në qershor mund të fillojë testimi te njerëzit.

Megjithatë, ata njoftuan se do të duhej ndoshta një vit që vaksina të hynte në përdorim te pacientët.

“Kam marrë rezultatet një muaj para injektimit të vaksinës te minjtë dhe vaksina funksionoi me të vertetë “, tha për Daily Express, Paul McKay.

Ekipi aktualisht po punon me shkencëtarët në Paris që të përcaktojë efektin e vaksinës tek majmunët.

Ndryshe, në Kosovë deri tani janë konfimuar pesë persona të infektuar me koronavirus.

Ndërkohë në mbarë botën që nga nëntori i vitit të kaluar kur virusi u shfaq në Kinë janë infekstuar 153 mijë 531 persona, prej tyre 72. 587 janë shëruar derisa kanë vdekur 5 mijë 789 të tjerë, sipas shifrave të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH)./GazetaSinjali/