Është bërë i ditur shkaku i vdekjes së reperes 21-vjeçare, Lexii Alijai.
“Fox News”, ka raportuar se Zyra e Ekzaminuesit Mjekësor të Qarkut Hennepin, ka bërë të ditur se ajo ka vdekur si pasojë e kombinimit të alkoolit dhe ilaçeve.
“Personi në fjalë ka vdekur për shkak të toksicitetit të përzierjes së fentanilit dhe etanolit”, citohet të ketë thënë ekzaminuesi mjekësor për mediumin.
Vdekjen e rep-artistes e kishin bërë të ditur familjarët e Lexiit më 2 janar të këtij viti.
Kujtojmë se Lexi Alijai, ishte bërë e famshme me bashkëpunimet e saj me artistë të njohur me famë botërore./Gazeta Sinjali/