image Autopsia e motrës së ish-anëtarit të “One Direction"

Foto/ Autopsia e motrës së ish-anëtarit të “One Direction”

news image

Është zbuluar së fundmi shkaku i vdekjes së motrës së ish-anëtarit të grupit “One Direction”, Louis Tomlinson.

Autopsia ka treguar se Felicite ka ndërruar jetë në sajë të kombinimit të gabuar mes kokainës dhe ilaçeve të ankthit, që i kanë sjellë si rrjedhojë infarkt.

18-vjeçarja u gjet pa shenja jete nga shoqja e dhomës së saj, gjatë muajit maj të këtij viti. Largimi i saj nga kjo jetë shënoi një goditje të dytë për Louis Tomlinson, pasi në vitin 2016 i dha lamtumirën së ëmës.