image Zbulohet se kush është 43-vjeçari që dyshohet se mashtroi qytetarët për viza pune jashtë vendit

Siguri

Zbulohet se kush është 43-vjeçari që dyshohet se mashtroi qytetarët për viza pune jashtë vendit

news image

Gazeta Sinjali raportoi sot ekskluzivisht për arrestimin e një 43-vjeçari në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se ka mashtruar disa qytetarë për viza pune jashtë vendit. Sinjali ka mësuar identitetin e të dyshuarit që u ndalua nga Policia rreth orës 15:00.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë njoftuar se i dyshuari që ra në prangat e Policisë për mashtrim me viza është Faton Cakiqi.

Cakiqi dyshohet se ka kryer disa herë këtë vepër penale duke i mashtruar qytetarët hallexhinj, të cilët kanë rënë viktimë e tij, pasi i njëjti u premtonte rregullimin e dokumentet të nevojshme për viza jashtë vendit.

Pas arrestimit, i njëjti është dërguar në stacion policor për intervistim, ku do të kryhen procedurat tjera.

Lidhur me këtë rast Sinjali ka dërguar pyetje në Polici dhe Prokurori për të marrë një konfirmim zyrtar për ndalimin e të dyshuarit.  

/GazetaSinjali/