Një tjetër rast mashtrimi përmes mesazheve telefonike është raportuar në Kosovë, ku një person nga Rahoveci ( emër i njohur për Sinjalin) ka mbetur pa qindra euro nga llogaria bankare, raporton Gazeta Sinjali.
Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se viktima ka rënë pre e një skeme mashtruese përmes mesazheve elektronike, ku pas hapjes së një linku të dyshimtë apo dhënies së të dhënave bankare, nga llogaria e saj janë tërhequr rreth 800 euro.
Rastet e tilla janë duke u shtuar vazhdimisht në Kosovë, ndërsa autoritetet vazhdojnë të bëjnë thirrje që qytetarët të mos hapin linke të panjohura dhe të mos japin të dhëna bankare përmes telefonit apo internetit.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse, por akoma nuk ka persona të dyshuar.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!