image Zbulohet sa do të mungojë Mane për shkak të lëndimit

Futboll

Sport/ Zbulohet sa do të mungojë Mane për shkak të lëndimit

news image

Mane u detyrua të linte fushën e lojës pas 33 minutash kundër Wolves. Senegalezi sot iu nënshtrua një kontrolli të detajuar.

Ai bëri një skaner për të kuptuar se sa është shkalla e dëmtimit të tij. Lojtari ishte i shoqëruar vetëm nga një shok dhe shoferi i tij kur iu nënshtrua kontrollit të rreptë mjekësore.

Sulmuesi kryesor dukej i qeshur dhe nuk bëhet fjalë për një dëmtim të keq. Ai nuk do të luajë në ndeshjen e FA Cup ndaj Shrewsbury Town, por me shumë mundësi do të jetë në fushë ndaj West Ham-it në Premier League.

Mane përjetoi një kontraktim muskulor dhe duket se nuk do t’i japë shumë probleme.