Mane u detyrua të linte fushën e lojës pas 33 minutash kundër Wolves. Senegalezi sot iu nënshtrua një kontrolli të detajuar.
Ai bëri një skaner për të kuptuar se sa është shkalla e dëmtimit të tij. Lojtari ishte i shoqëruar vetëm nga një shok dhe shoferi i tij kur iu nënshtrua kontrollit të rreptë mjekësore.
Sulmuesi kryesor dukej i qeshur dhe nuk bëhet fjalë për një dëmtim të keq. Ai nuk do të luajë në ndeshjen e FA Cup ndaj Shrewsbury Town, por me shumë mundësi do të jetë në fushë ndaj West Ham-it në Premier League.
Mane përjetoi një kontraktim muskulor dhe duket se nuk do t’i japë shumë probleme.