image Zbulohet një lokal me lojëra fati në Fushë Kosovë, katër persona shoqërohen në Polici

Siguri

Zbulohet një lokal me lojëra fati në Fushë Kosovë, katër persona shoqërohen në Polici

news image

Aktivitetet e organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit në vendin tonë janë të ndaluara me ligj dhe përbëjnë vepër penale, por kjo nuk po i ndalon qytetarët që të veprojnë kundërligjshëm, shkruan Gazeta Sinjali.

Një lokal me lojëra fati është zbuluar mbrëmë në komunën e Fushë Kosovës, ku disa persona u kapën mat duke zhvilluar këtë veprimtari.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se Policia në koordinim me Prokurorinë kanë kryer bastisje  në lokal, ku gjatë kontrollit kanë hasur në pronarin e lokalit i cili ka pranuar se aty zhvillohen lojëra fati.

Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar llaptopë, bateri, para të gatshme e tiketa të bastoreve.

Katër persona janë shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe me urdhër të prokurorit ndaj dy prej tyre është iniciuar rasti ‘Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’.

/GazetaSinjali/