Këngëtarja e njohur shqiptare Elvana Gjata, do të performojë në natën e parë të Festivalit të Këngës me këngën “Me tana”.
Siç duket artistja shqiptare ka zgjedhur që të performojë një koreografi tejet të veçantë këtë natë, të cilën e ka zbuluar gazetari Eni Shehu, transmeton Gazeta Sinjali.
Në videon e publikuar në profilin e tij në Instagram, Shehu shihet duke valvitur shaminë e kuqe bashkë me Elvana Gjatën, e cila është veshur sportive.
Nga video duket se koreografia e Elvanës do të përmbajë elemente popullore, nisur edhe nga kënga rimtike që ia lejon një gjë të tillë.
Kujtojmë se në media Elvana Gjata është përfolur si fituesja e këtij viti në Festivalin e Këngës në RTSH, e cila është diskutuar tej mase dhe në publik./Gazeta Sinjali/