Premier Liga ka zbuluar kalendarin e ndeshjeve të Premier Ligës për sezonin 2022-23.
Sezoni 2022/23 i Premierligës do të nisë me Crystal Palace që do të përballet me Arsenalin të premten, më 5 gusht.
Ndërkohë Manchester City do të nisë mbrojtjen e titullit ndaj West Hamit, të dielën.
Liverpooli do të ketë punë me skuadrën e promovuar këtë sezon, Fulham, duke luajtur në Anfield.
Manchester United do të jetë nikoqir i Brightonit, ndërsa Chelsea e Spurs do të përballen në xhiron e parë me skuadrat Everton, respektivisht Southampton.
Manchester City i Pep Guardiolës do të takohet me rivalët e tyre për titullin e sezonit 2021/22, Liverpool në Anfield në fundjavën e 15 tetorit përpara se të presë skuadrën e Jurgen Klopp në Etihad Stadium në fundjavën e 1 Prillit.
Për herë të parë ndonjëherë, sezoni i Premier League do të ndalet pas fundjavës 12/13 nëntor për Kupën e Botës dimërore në Katar.
Sezoni do të rifillojë në Boxing Day – tetë ditë pas finales së Kupës së Botës më 18 dhjetor.
Nuk ka ndeshje të planifikuara midis Boxing Day deri në natën e Vitit të Ri, por, pasi të luhet në ditën e fundit të 2022, skuadrat do të rikthehen në aksion më 2 janar, me Chelsea vs Manchester City një ndeshje tërheqëse në fillim të 2023.