image Reagimi i Rashicës pasi shënoi golin e parë në Premierligë

Futboll

Reagimi i Rashicës pasi shënoi golin e parë në Premierligë

news image

Liverpooli e ka mposhtur Norwichin me rezultat 3:1 në kuadër të javës së 26-të në Premierligë, teksa Rashica la gjurmë duke shënuar golin e parë në elitën e futbollit anglez.

Milot Rashica realizoi golin e parë në Premierligë, ndërsa tani numëron gjithsej dy gola me fanellën e Norwichit. Tjetrin gol, ylli kosovar e realizoi në FA Cup.

Rashica zhbllokoi shifrat në minutën e 48-të, kur një goditje e tij jashtë zone, u devijua, për ta mashtruar portierin Alisson, me ç’rast topi përfundoi në rrjetë.

Pas ndeshjes, ka ardhur edhe reagimi i sulmuesit kosovar, i cili tha se ndjehet i zhgënjyer me rezultatin, por i lumtur që shënoi.

I zhgënjyer me rezultatin sot, por i lumtur që shënova golin e parë në Premierligë për Norwichin”, shkroi Rashica në profilin e tij në Twitter.

/GazetaSinjaliSporti/