image Zbulohet dëshmia e të miturës nga Kukësi që akuzoi 22 vjeçarin për përdhunim

Rajon

Rajoni/ Zbulohet dëshmia e të miturës nga Kukësi që akuzoi 22 vjeçarin për përdhunim

news image

Policia e Tiranës ka arrestuar sot Ardit Domin, 22 vjeçarin nga Kamza, të dyshuar për përdhunimin e një të miture nga fshati Resk i Kukësit.

Arrestimi i 22 vjeçarit erdhi pas denoncimit të së miturës, e cila fillimisht u tregoi prindërve të saj.

Siç raportojnë mediat në Shqipëri, gjatë marrjes në pyetje, vajza rreth 16 vjeçe, në prani të psikologes ka thënë se me Arditin është njohur nëpërmjet rrjetit social Facebook dhe se pas afro një muaji komunikim, e kishin lënë për takim.

Vajza pretendon se i riu kuksian i ka shkuar me makinë në shkollë, ku dhe e ka marrë mesditën e djeshme.

“Por pasi ndaloi makinën diku në periferi më kërkoi që të hiqja rrobat. Unë kundërshtova, por ai më tha se donte të shikonte nëse isha e virgjër apo jo”, mësohet që të jetë shprehur e mitura.

Poashtu, ajo ka treguar se Ardit Domi i ka kërkuar vazhdimisht fotografi ku ajo duhej të shfaqej e zhveshur.

Kurse, 22-vjeçari ka mohuar kategorikisht abuzimin seksual, duke thënë se çdo gjë është bërë me dëshirë.

Ardit Domi pretendon se vajza ka bërë denoncim, për shkak të frikës nga ana e prindërve, pasi ishte vonuar në kthim nga shkolla, raportojnë mediat në Shqipëri.

Mirëpo, policia ka gjetur në telefonin e të riut fotografi të vajzës zhveshur, të cilat duket se përkojnë me ditën kur pretendohet se ka ndodhur përdhunimi, të martën e 28 janarit./Gazeta Sinjali/