image Zbulohet çmimi i biletave për finalen e Ligës së Kampionëve

Futboll

Zbulohet çmimi i biletave për finalen e Ligës së Kampionëve

news image

Më 29 maj do të zhvillohet ndeshja finale mes Chelsea dhe Manchester City në stadiumin e Portos “Estadio do Dragao”, raporton Sinjali Sport.

Në këtë takim është paraparë edhe rikthimi i tifozëve për herë të parë në këtë stinor të Ligës së Kampionëve, pasi një gjë e tillë nuk ka qenë e mundur si shkak i rregullave COVID-19.

Klubi i Chelseat ka njoftuar përmes llogarisë zyrtare mbi çmimin e tiketave, ku në radhën e parë çmimi do të jetë afro 600 euro.

Në radhën e dytë në stadium, çmimi për një tiketë do të kushtojë rreth 440 euro, derisa më i lirë do të jetë ai në shkallët e larta të stadiumit (69 euro).

Çmimet e tiketave janë mësuar edhe për personat të cilët gjenden në karrige me rrota, ku do të jetë 69 euro.

Skuadra e Chelsea do të ketë 5800 tiketa, derisa shifër të njëjtë do të ketë edhe Manchester City. /Gazeta Sinjali Sporti/