Donika Kadaj-Bujupi, Bekë Berishë dhe Gani Dreshaj do të jenë kandidatët për deputetë të degës së Istogut në listën e AAK-së për zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen brenda dy muajve të ardhshëm.
Kjo degë pati mbledhjen e strukturave drejtuese prej nga morën bekimin edhe tre ish-deputetët e legjislacionit të fundit.
“Këshilli Drejtues dha besimin që ne të kandidojmë si deputetë të Aleancës edhe për legjislaturën e re. Këtë besim, unë dhe dy kolegët ish-deputetë do ta kthejmë me projekte e investime konkrete që përmirësojnë mirëqenien e të gjithë qytetarëve të Istogut”, tha Donika Kadaj-Bujupi.
Ndërsa, Bekë Berisha deklaroi se sot ndihet mirë para qytetarëve të Istogut për shkak të investimeve të Qeverisë Haradinaj në këtë komunë e cila ishte harruar plotësisht nga pushtetarët.
“Jam krenar dhe ballëhapur para qytetarëve te mijë, për këto dy vite kemi punuar për qytetin tonë me shumë se kushdo tjetër. Është investuar e do punohet në rrugë afër 50 kilometra, në penda të ujitjes, në sistemin e ujit të pijshëm në Banjë, në largimin e mbeturinave ne disa lokacione, thirrje e debate për dëmshpërblimin e bujqve, gjendjeve emergjente nga erërat dhe fatkeqësitë e ndryshme natyrore, rregullimin e sinjalistikës dhe sigurisë rrugore ne disa lokacione”, tha Berisha.