Kiara Tito ndodhet në Turqi për xhirimet e “Kepit të VIP-ave”, ndërsa janë zbuluar dy emra të rinj që do të jenë pjesë e këtij programi.
“Iconstyle” bën me dije se pjesë e kastit do të jenë Livia Brunga, konkurrente e Për’puthen dhe Erisa Haxhiu, Miss Prishtina 2020.
Ndër emrat e banorëve të BBV përmenden Ronaldo Sharka, Jori Delli dhe Keisi Medini.
Pritet që në ditët në vijim të zbulohen edhe personazhe të tjerë.
Kiara dje paralajmëroi se në këtë reality-show do të vijë diçka e madhe.
”Bashkë me stafin po përgatisim diçka shumë të bukur, ku të keni parasysh që një gjë shumë e madhe do të vijë”, tha ajo.