image I papërgjegjshëm në timon, veprimi i fundit i Luizit kryqëzohet nga rrjeti - VIDEO

Bota e Yjeve

I papërgjegjshëm në timon, veprimi i fundit i Luizit kryqëzohet nga rrjeti – VIDEO

news image

Këngëtari i njohur, Luiz Ejlli, i cili numëron plot 600 mijë ndjekës në rrjetet sociale, shfaq vazhdimisht një papërgjegjshmëri gjatë drejtimit të makinës.

Së fundmi, Luizi ka ndarë një video teksa në rrugë shfaqet një dron surprizë për Kiarën, e ku menjëherë këngëtari e ndaloi makinën duke hapur derën pa asnjë paralajmërim për shoferët e tjerë në rrugë, duke u bërë kështu një rrezik për ta.

Jo vetëm kaq, por Luizi zbret nga makina dhe e lë në mes të rrugës atë duke krijuar kështu trafik për të tjerët pas tij.

Të shumtë kanë qenë ndjekësit e tij të cilët e kanë kritikuar Luizin për këtë veprim, të cilin e quajtën të pahijshëm për të.

View this post on Instagram

A post shared by ACTV (@actvshqipusa)

/GazetaSinjali/