image Po i keqpërdoret emri në rrjete sociale, Kiara Tito del me paralajmërim

Bota e Yjeve

Po i keqpërdoret emri në rrjete sociale, Kiara Tito del me paralajmërim

news image

Moderatorja e njohur, Kiara Tito është një prej emrave më të përfolur në mediat rozë pas pjesëmarrjes së saj në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania ku krijoi romancë me Luzi Ejllin, personazhin më të përfolur të vitit.

Çifti që u martuan në natën finale të BBVA kohëve të fundit kanë ngjallur dyshimet se janë në pritje të fëmijës së parë.

Madje disa faqe në media sociale kanë shkuar edhe më tej duke pretenduar se Kiara ka komunikuar me ta dhe zbuluar edhe gjininë e fëmijës, me ç’rast kanë kërkuar edhe produkte falas.

Por, për këto lajme të rreme, moderatorja ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e saj të Instagramit.

Ajo tha se këto postimet janë të montuara dhe aspak të vërteta, teksa tutje shtoi se nëse një gjë e tillë nuk ndalet do të detyrohet të ndërmarr hapa ligjor.

 “Prej disa kohësh po shoh në rrjetet sociale të ndryshme, kryesisht në TikTok, video të montuara që përdorin emrin tim për të shitur produkte. Nuk janë të vërteta edhe do ju lutesha të ndaloni këtë gjë pasi nuk është fare e bukur! Përndryshe do më duhet të marrë hapa ligjor! Faleminderit për mirëkuptim”, ka shkruar Kiara.

/GazetaSinjali/