image Zbrazet për 5 ditë rezervuari me naftë në QMF-në e Gjakovës, dyshohet për vjedhje

Siguri

Zbrazet për 5 ditë rezervuari me naftë në QMF-në e Gjakovës, dyshohet për vjedhje

news image

Rezervuari i furnizimit me naftë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gjakovë është zbrazur pesë ditë pas mbushjes, raporton Gazeta Sinjali.

Bëhet e ditur se në këtë rezervuar kanë qasje gjashtë persona dhe policia ka hapur rastin si “vjedhje”.

Është raportuar se rezervuari i furnizimit me naftë për QMF-në, për kundër së me 27.10.2021 është mbushur nga kompania, tani është i zbrazur dhe se këtu kanë qasje gjashtë persona”, njofton policia.

Policia është duke zhvilluar hetimet për zbardhjen e këtij rasti./Gazeta Sinjali/