Vinçens Piroli 34-vjeç u plagos mbrëmjen e kësaj të hëne me armë zjarri. Ai u paraqit i lënduar në spitalin e Lezhës ku deklaroi se është qëlluar nga persona të panjohur në Shkodër.
Një person ende i paidentifikuar e dërgoi në spitalin e Lezhës për ndihmë, ndërsa më pas u nis me urgjencë drejt Tiranës për ndërhyrje më të specializuar.
Rrethanat e ngjarjes ende nuk dihen. Por dihet fakti, që Piroli me origjinë nga Sanxhaku, Kurbin është një emër i njohur për drejtësinë. Ai është një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Mali i Zi e kërkon pasi Vinçens Pirolin së bashku me Dorjan Lalën pasi akuzohen se kanë vrarë malazezin Momçillo Gjurishic, shkruan abcnews.
Në 12 tetor të këtij viti, shefi i sektorit kundër kriminalitet dhe korrupsionit në Malin e Zi Aleksandar Boshkoviç deklaroi se dy shqiptarët janë të dyshuarit kryesorë për vrasjen më 4 korrik 2021 në Ulqin, pasi janë gjetur prova të mjaftueshme kundrejt tyre.
Ngjarja dyshohet se lidhet me hakmarrjen. E ndërsa ishte në kërkim ndërkombëtar, Piroli lëvizte lirisht dhe sonte u qëllua duke mbetur i plagosur, ndërsa tashmë ndodhet në duart e drejtësisë.