image Zbardhen detaje/ Mësohet se si Kujtim Fejzullai kishte shkuar deri në vendin ku kreu sulmin terrorist në Vjenë

Evropë

Zbardhen detaje/ Mësohet se si Kujtim Fejzullai kishte shkuar deri në vendin ku kreu sulmin terrorist në Vjenë

news image

Në lidhje me sulmin terrorist që ndodhi me 2 nëntor në qendër të Vjenës, policia atje janë duke i vazhduar ende hetimet, raporton Gazeta Sinjali.

Hetimet tregojnë se sulmuesi, Kujtim Fejzullai shkoi në këmbë në vendin e krimit dhe kjo konfirmohet nga një telefon i gjetur, shkruajnë mediat austriake.

Deri kohët e fundit, policia ishte në dyshim se si terroristi, i armatosur, shkoi në qendër të qytetit, duke kërkuar nëse ai kishte ndihmës që e dërguan atje.

Sidoqoftë, tani policia supozon se shqiptari austro-maqedonas erdhi në qendër të Vjenës nga komuna e 22-të e Vjenës në këmbë, sepse telefoni i tij celular u gjet në një kazan plehrash gjatë rrugës për atje.

“Një telefon celular i përshtatshëm u gjet në afërsi të vendit të ngjarjes në një kazan plehrash,” deklaroi prokuroria për revistën “Profil”.

Gjithashtu, besohet se me të arritur në qendër, ai kishte ndërruar rrobat dhe pastaj kishte dalë në rrugët e qendrës duke qëlluar mbi qytetarët.

Nga ky sulm mbetën të vdekur katër persona dhe sulmuesi, Kujtim Fejzullai.

/Gazeta Sinjali/