image Zarfet helmuese, mblidhet urgjentisht KQZ-ja

Kosovë

Votat/ Zarfet helmuese, mblidhet urgjentisht KQZ-ja

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sonte një mbledhje pas alergjisë që morën zyrtarët kosovarë të Qendrës së Numërimit të Rezultateve nga votat që erdhën nga Serbia.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka konfirmuar mbajtjen e mbledhjes.

26 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi kanë shfletuar votat e ardhura nga Serbia. Në mesin e tyre edhe dy gra shtatzëna.

Ata kanë pësuar skuqje në duar, fytyrë e sy por ende nuk ka dalë një rezultat përfundimtar se nga çka u shkaktuan këto.

/Gazeta Sinjali/