image Zarate pranë rikthimit në Serie A, ja cila skuadër interesohet për të

Futboll

Zarate pranë rikthimit në Serie A, ja cila skuadër interesohet për të

news image

E ardhmja e Mauro Zarates mund të jetë në Itali dhe në Serinë A.

Ish-sulmuesi argjentinas i Interit, i cili është lojtar i lirë pas përvojës së tij në Atletico-MG, në Brazil, është në kërkim të një aventure të re.

Sipas raportimeve të gazetës argjentinase ‘Olé’, Salernitana është në gjurmët e Zarates me drejtorin e ri sportiv Walter Sabatini i cili dëshiron ta bindë atë të kthehet në Itali.

Argjentinasi tashmë ka refuzuar një ofertë nga Gimnasia, e cila synon ta rikthejë në Argjentinë. Ai në të kaluarën, përveç Interi, ka luajtur edhe për Lazion në kampionatin italian.  /Gazeta Sinjali Sporti/