Anëtari i kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha është shprehur se ky subjekt do të shkojë i vetëm në zgjedhje të parakohshme, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas Berishës, kjo parti është duke synuar që në këto zgjedhje t’i marrë rreth 55 mijë vota.
“Nisma veç është në përgatitje përfundimtare që të hyjë e vetme në zgjedhje. Brenda javës do të konsultohen edhe kryetarët e degëve. Jemi duke hyrë në një garë politike dhe Nisma synon t’i ketë 55 mijë vota”, tha Berisha në T7.
Po ashtu, ai u shpreh se Nisma është e përgatitur për zgjedhje dhe se do të varet nga angazhimi i tyre si do të dalin pas zgjedhjeve.
“Nisma është e përgatitur për betejën e radhës politike, nuk shoh ndonjë problem. Do të varet nga angazhimi ynë se sa do të jetë e madhe e mira që do të dalim në zgjedhje. Nisma që nga themelimi është një subjekt politik serioz, balancues në shumë situata që ka kaluar Kosova dhe si e tillë do të vazhdojë edhe në këto zgjedhje”, shtoi ai./Gazeta Sinjali/