image Rakiq beson se KFOR s'do të lejojë më që Osmani dhe Kurti të shkojnë në veri të Kosovës - Sinjali

Rakiq beson se KFOR s’do të lejojë më që Osmani dhe Kurti të shkojnë në veri të Kosovës

news image

Kryetari i Listës Serbe në Kosovë, Goran Rakiq, ka thënë se shpreson që fushata zgjedhore e cila nisi sot të kalojë në atmosferën më të mirë.

Ai për Radio Televizionin e Serbisë duke komentuar vizitën e ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmani dhe kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti të shtunën në veri theksoi se pret nga KFOR-i që “të mos lejojë përsëritjen e situatave të tilla”.

Sipas tij, vizitat e tilla “të paparalajmëruara” shqetësojnë atë dhe qytetarët e asaj pjese.

Andaj, u shpreh optimist se KFOR nuk do të lejojë që të përsëritet një gjë e tillë.

Një provokim si ai në Mitrovicën e Veriut gjatë ardhjes së paparalajmëruar të Kurtit dhe Osmanit, më shqetëson mua, si dhe qytetarët. Unë besoj se KFOR nuk do të lejojë që situata të tilla të ndodhin përsëri”, tha Rakiq.

Ai mes tjerash vlerësoi se zgjedhjet e 14 shkurtit, janë jashtëzakonisht të rëndësishme për të ardhmen e serbëve në Kosovë.

Rakiq deklaroi se zgjedhjet në Kosovë nuk janë kurrë të zakonshme për serbët, mbi të gjitha kur “lufta për mbrojtjen e interesave ka qenë dhe do të jetë plot sfida”./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin