image Hoxhaj: Lufta kundër korrupsionit do të jetë prioritet i PDK-së edhe në këto zgjedhje

Politikë

Hoxhaj: Lufta kundër korrupsionit do të jetë prioritet i PDK-së edhe në këto zgjedhje

news image

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, i cili është edhe kandidati i kësaj partie për kryeministër, Enver Hoxhaj, tha se lufta kundër korrupsionit është prioriteti i PDK-së edhe në këto zgjedhje, shkruan Gazeta Sinjali.

“Lufta kundër korrupsionit është prioritet për PDK-në edhe në këto zgjedhje”, është shprehur Hoxhaj.

Ndërkaq, sa i përket listës së kandidatëve për deputetë, Hoxhaj paralajmëroi prurje të reja.

“Do të ketë edhe aderime të reja. Por, nuk e bëjmë këtë për prestigj dhe për të bërë përshtypje. Lista jonë do të ketë përfaqësim profesional, gjinor dhe mbi të gjitha do të ofrojmë shumë të rinj ku mund ta shprehin talentin e tyre në politikë”, shtoi Hoxhaj./Gazeta Sinjali/