image Mustafa: LDK nuk bën koalicion me parti të mëdha, Osmanit i uroj suksese

Politikë

Mustafa: LDK nuk bën koalicion me parti të mëdha, Osmanit i uroj suksese

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në konferencën e sotme gjatë së cilës njoftoi që kandidati i kësaj partie për kryeministër do të jetë Avdullah Hoti, tha se partia e tij nuk do të hyjë në koalicion me asnjë subjekt tjetër të madh, shkruan Gazeta Sinjali.

“Sa i përket koalicioneve, nuk do të bëjmë koalicione me asnjë subjekt politik, përveç asaj se si LDK mbesim të hapur që në listën tonë mund të hyjnë përfaqësues të ndonjë subjekti të vogël politik”, ka thënë Mustafa.

Ndërkaq, sa i përket Vjosa Osmanit e cila ka deklaruar se në këto zgjedhje do të kandidojë me listë të veçantë, Mustafa tha se i uron suksese asaj.

“Dëshiroj t’i uroj suksese zonjës Osmani meqë hyn në një garë vetë dhe rezultatet në fund do të tregojnë se për kë janë qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka shtuar ai./Gazeta Sinjali/