image Zaev pas takimit me Ramën dhe Vuçiqin: Ky është një Ballkan i ri, evropian

Rajon

Zaev pas takimit me Ramën dhe Vuçiqin: Ky është një Ballkan i ri, evropian

news image

Mëngjesin e sotëm është mbajtur një takim virtual mes kryeministrit shqiptar, Edi Rama, me homologun e tij maqedonas, Zoran Zaev, dhe me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq.

Zaev ka njoftuar se në këtë takim është rënë dakord mbi përgatitjet për Forumin Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal në Shkup më 29 korrik.

“Këtë mëngjes pata një takim produktiv kushtuar përgatitjeve për Forumin Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal, të cilin së bashku me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, po e organizojmë në Shkup më 29 korrik.

Ne lidhemi edhe më shumë për të lehtësuar dhe përmirësuar jetën e të gjithë qytetarëve tanë. Ky është një Ballkan i ri, evropian”, ka shkruar ai në Facebook./GazetaSinjali/