image Zaev: “No stop, just go”, të mos ketë ndalesa në kufijtë Maqedoni - Shqipëri - Serbi

Rajon

Zaev: “No stop, just go”, të mos ketë ndalesa në kufijtë Maqedoni – Shqipëri – Serbi

news image

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka thënë që nisma rajonale mes Shkupit, Tiranës dhe Beogradit përmban në vete katër liritë e Bashkimit Evropian dhe sipas tij, me këtë nismë synohet lehtësimi i jetës së qytetarëve dhe fuqizimi i bashkëpunimit rajonal.

Zaev para të pranishmëve në Forumin Ekonomik në Shkup tha se nga sot po fillon një erë e re e bashkëpunimit rajonal.

“Nga sot mbi 300 ndërmarrës nga e gjithë Ballkani janë këtu me ne. Ne të gjithë jemi këtu për të përforcuar Ballkanin së bashku. Qëllimi jonë është bashkëpunim fuqiplotë, ku do të ndërtojmë ekonomi të përbashkët, jetë më të mirë për të gjithë qytetarët tonë, të vendeve tona. Qytetarët dhe kompanitë do përfitojnë shumë nga ky bashkëpunim i jonë”.

Kreu i qeverisë maqedonase tha se qëllimi i tyre është BE-ja dhe se kanë synim lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe mallrave në Ballkan.

“Të gjithë ne e kemi qëllim BE-në, pasi ne nuk mund të jemi asgjë tjetër, por një Ballkan evropian. Ne jemi të sigurt në rrugën tonë për mallra, lëvizje të lirë pa kufij në stilin “no stop, just go”, tha Zaev./Gazeta Sinjali/