image Zac Efron në luftë me jetë, infektohet gjatë xhirimeve në xhungël

Showbiz/ Zac Efron në luftë me jetë, infektohet gjatë xhirimeve në xhungël

news image

Aktori i njohur, Zac Efron është sëmurë teksa po xhironte një dokumentar në xhungël, në Guineja e Re.

“Ai u dërgua urgjentisht në Brisbane, Australi, ku mjekët luftuan një betejë për jetën e tij për disa ditë,” tha një burim i afërt me aktorin.

Pasi gjendja e tij u stabilizua, mjekët e vlerësuan të sigurt për të dalë nga spitali, kështu që ai u kthye në Amerikë ku e pret rikuperimi.

“Vrasja e Zac Efron” mban emrin dokumentari i cili mbajti në xhungël aktorin për plot 21 ditë.

Për momenti xhirimet janë ndalur dhe nuk dihet se kur do të vazhdojnë./Gazeta Sinjali/