image Katër kompanitë e naftës që iu pezullua licenca kishin përfituar nga lirimi i akcizës - Sinjali

Katër kompanitë e naftës që iu pezullua licenca kishin përfituar nga lirimi i akcizës

news image

Inspektorati në bashkëpunim me Doganën dhe Administratën Tatimore të Kosovës kanë gjetur se një numër i madh i shitësve ka tejkaluar marzhën tregtare të lejuar sipas vendimit të Qeverisë.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës, Agron Llugaliu, në një konferencë të mbajtur për media tha se nga kontrolli i kryer ndaj katër subjekteve, nuk është gjetur ndonjë interes për vendin.

Llugaliu tha se në vendin e hetimeve, kamerat e vendosura nuk i kanë ruajtur xhirimet.

Ai theksoi se këto kompani kanë përfituar nga lirimi i taksave të akcizës.

Sipas tij nga kjo është mundësuar shmangia e të hyrave.

Për këtë proces të homogjenizimit, këto kompani kanë përfituar nga lirimi në taksë të akcizës. Nga kjo është mundësuar të ketë shmangie të pakontrollueshme të të hyrave”.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin