Aktori i njohur, Zac Efron është sëmurë teksa po xhironte një dokumentar në xhungël, në Guineja e Re.
“Ai u dërgua urgjentisht në Brisbane, Australi, ku mjekët luftuan një betejë për jetën e tij për disa ditë,” tha një burim i afërt me aktorin.
Pasi gjendja e tij u stabilizua, mjekët e vlerësuan të sigurt për të dalë nga spitali, kështu që ai u kthye në Amerikë ku e pret rikuperimi.
“Vrasja e Zac Efron” mban emrin dokumentari i cili mbajti në xhungël aktorin për plot 21 ditë.
Për momenti xhirimet janë ndalur dhe nuk dihet se kur do të vazhdojnë./Gazeta Sinjali/