image YouTube me rregulla të reja, do t'i heqë këto video

Botë

Zgjedhjet/ YouTube me rregulla të reja, do t’i heqë këto video

news image

Kompania YouTube tha të hënën se do të heqë videot që lidhen me zgjedhjet dhe që janë “të manipuluara” për të mashtruar votuesit. Ky hap është pjesë e përpjekjeve të kompanisë për të frenuar dezinformimin në internet.

YouTube, një kompani në pronësi të Google, tha se duke ndërmarrë këto masa po përpiqet të bëhet një “burim më i besueshëm” lajmesh dhe të nxisë një “debat të shëndetshëm politik”.

Leslie Miller, nënpresidente e YouTube për çështjet e qeverisjes dhe politikës publike, tha në një postim në blog se standardet e YouTube ndalojnë “përmbajtjen e manipuluar teknikisht në një mënyrë që mashtron përdoruesit… dhe mund të përbëjë një rrezik apo dëm serioz.”

Praktika e re ndalon gjithashtu përmbajtjen që synon të mashtrojë njerëzit në lidhje me votimin ose proceset e regjistrimit.

Masat e reja vijnë në klimën e shqetësimit në rritje për të ashtuquajturat video “deepfake” të ndryshuara duke përdorur inteligjencën artificiale, e cila mund të krijojë ngjarje me pamje të besueshme, por edhe falsifikime “të cekëta” që përdorin teknika të thjeshta për të mashtruar shikuesit.Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të