Donald Najtellari i njohur me emrin artistik si Young Zerka, këtë vit ka qenë tejet aktiv në muzikë.
Artisti deri më tani ka publikuar gjashtë këngë, të cilat janë në bashkëpunim me artistë të tjerë, transmeton Gazeta Sinjali.
Ende pa u bërë një javë nga publikimi i këngës “Kce sonte” në bashkëpunim me DJ Dagz dhe DJ PM, Zerka ka paralajmëruar këngën e re.
Ai këtë e ka bërë përmes rrjetit social Instagram, ku numëron mijëra ndjekës.
“Dukem i qete po nga brenda tu e kall me kengen e re“, ka shkruar ai në mbishkrimin e imazhit.
Zerka nuk ka treguar detaje të tjera rreth këtij projekti dhe mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur ai për publikun.
“Kce sonte” në bashkëpunim me DJ Dagz dhe DJ PM është publikuar më 13 dhjetor dhe deri më tani numëron mbi 167 mijë klikime në YouTube./Gazeta Sinjali/