Këngëtari i njohur shqiptar, Young Zerka ka sjellur bashkëpunime me artistë të ndryshëm të estradës.
Mirëpo, tani ai do ta sjellë një projekt solo.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin socal Instagram, ndërsa ka etiketuar edhe bashkëpunëtorët.
“A jeni gati për këngën e re solo, mezi pres”, ka shkruar ai në përshkrim, ndërsa ka përmendur edhe producentin Cekic.
Sidoqoftë, para disa ditësh ai lansoi “Pishman”, projekt ky që erdhi në bashkëpunim me këngëtaren, Argjentina Ramosaj. /Gazeta Sinjali/